Mozzik i reagon Bislimit: “Veç një rrajë t’pastë metë e fijes së shqiptarit, nuk mund ta ofendosh luftën e shenjtë të UÇK-së”

Mediale Vip

Mozzik i reagon Bislimit: “Veç një rrajë t’pastë metë e fijes së shqiptarit, nuk mund ta ofendosh luftën e shenjtë të UÇK-së”

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 21:41
Mozzik

Reperi nga Ferizaji, Gramoz Aliu – Mozzik,  i ka reaguar, zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili dje tha se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në.

Mozzik përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se askush nuk ka të drejtë të ofendon luftën e shejtë të UÇK-së.

Ai tutje ka shtuar se UÇK-ja nuk është vetëm themeli i shtetit, por është vet Shteti i Republikës së Kosovës.

Artisti theksoi se është e nevojshme që edhe fëmijët të dinë historinë e UÇK – së.

Ai po ashtu ka shpërndarë edhe një video në InstaStory, ku flet një qytetarë mbi historinë dhe ushtrinë e UÇK – së.

Postimi i plotë:

“Veç edhe ni rrajë t’pastë metë e fijës të Shqiptarit nuk mundesh të mendosh gabim a po ofendosh luftën e shenjtë të UÇK-së po besa dikujt e dikujt nuk i ka mbetë as një fije .

Besa dikush as fëmijeve të vet nuk ua tregon historinë e UÇK-së , mendojnë që është e pa nevojshme të dinë fëmijet për luftën tonë .

Nuk e di ..sidomos ata që jan rritur Kosovë , e prindërit e tyre po në të njejtin vend jan rritur e kan vdekur këtu ..Hala ” dyshojnë ” në luftën e UÇK-së .

UÇK-ja nuk është vetëm themeli shtetit , por është vet Shteti i Republikës së Kosovës .
UÇK-ja ishte, e është ende !

Veç edhe me ma shumë ushtarë sot.

Image
Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat