Me një video në llogarinë e saj, Elhaida Dani ka njoftuar një datë tejet të rëndësishme.
“It’s a wrap. Mbani shënim datën, 20 shtator”, ka shkruar këngëtarja krah videos ku shfaqet në një studio muzikore.
Nga suspansa e krijuar, Dani ka lënë të nënkuptohet se do të sjellë krijime të veçanta pasi i tillë është dhe lançimi që artistja ka zgjedhur.
Elhaida zgjodhi të fshinte çdo postim të mëparshëm në ‘Instagram’, duke i dhënë kështu vëmendjen e duhur prurjeve të reja, detajet e të cilave nuk i ka zbuluar ende.