Jennifer Aniston është shprehur së fundmi se dëshiron që lidhja e saj e radhës të jetë me dikë jashtë industrisë së filmit dhe argëtimit.
Gjatë një interviste me Kay Adams për People TV, aktorja u pyet nëse beson se marrëdhëniet midis të famshmëve dhe të ashtuquajturve jo të famshëm mund të funksionojnë.
"Sigurisht," u përgjigj Aniston, e cila dukej e hutuar. "Absolutisht."
Më pas ajo vazhdoi: “Dua të them, ndodhë. Kjo është ajo që unë jam duke shpresuar, nuk është e nevojshme që të krijosh marrëdhënie me dikë të së njejtit profil. Do të ishte bukure kundërta e kësaj. "
Aniston nuk i preferon as daljet me aplikacione rrjetesh sociale apo aplikacione të posaçme njohjesh, kështu që ajo ia ka lënë gjetjen e dashurisë, fatit dhe “mënyrave normale të takimeve”.
“Preferoj dikë që më kërkon përballë të dal me të, jo përmes ekranit. Këtë do doja!”, thotë ajo.