Këngëtarja sapo ka paralajmëruar projektin e ri.
Teuta Selimi, ndau një imazh nga prapaskenat e klipit teksa tregoi se ka përfunduar xhirimet e klipit.
Ndërkohë, artistja e njohur zbuloi edhe titullin e këngës e cila do quhet “M’ke rrejt”.
Sipas postimit të saj, projekti muzikor i këngëtares do jetë i realizuar me videoklip.
“Nesër n’ora 18:00 “M’ke rrejt”, shkroi në përshkrimin e postimit Teuta Selimi.
Ndryshe, sipas postimit të saj dhe komenteve nga fansat aludohet se klipi do jetë një baladë.