Kim Kardashian i befasoi të gjithë me veshjen e saj në eventim më të madh të modës në “ Met Gala”.
Kim u shfaq e maskuar nga koka tek këmbët derisa kjo paraqitje e bëri personazhin më të komentuar në mediat rozë.
Por këtë ide si të Kim e paska pasur edhe rep artistja kosovare Tayna para tri vitesh.
“3 vite më parë dhe tani them “Çfarë kam menduar”, ka shkruar Tayna krahë fotos ku shfaqet e maskuar dhe i ka bërë tag Kim Kardashian për të treguar se mbase u kopjua nga ajo.
Cilës mendoni se i shkon më shumë ky stil?
Kujtojmë se pasi Kim u shfaq e maskuar nga koka tek këmbët kritikat nuk patën të mbaruar për të.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/17/auto_tayna_242186964_570206957766772_3342651628748073951_n1631865062.jpg)