Mikela Pupa është nga konkurrentet më të përfolura në këtë fillim sezon të ‘’Për’puthen’’.
Vajza brune sapo ka realizuar takimin e saj të parë me Brunon ku zbuloi edhe një histori personale.
Mikela tha se ka qenë në lidhje 6 vjet me një djalë me të cilin kanë bashkëjetuar, lidhje e cila ka përfunduar prej 5 muajsh.
Gjatë diskutimeve të tjera në studio ajo zbuloi se ka qenë tradhtia shkaktari i ndarjes duke thënë se është tronditur kur i dashuri i saj që i besonte aq shumë e tradhëtoi atë pas 6 vitesh lidhje dhe kjo ka bërë që ajo të ketë dyshime në çdo mashkull.
Mes tjerash ajo tregoi se pas hyrjes së saj në program ish i dashuri e ka telefonuar. Kjo nuk i pëlqeu aspak Brunos, i cili reagoi keq se si Mikela mban ende kontakte me ishin gjersa vjen dhe takohet me meshkuj të tjerë në studio.