Reperi i njohur sot ka treguar se është në përgatitje të albumit të ri.
Gramoz Aliu i njohur si Mozzik përmes rrjeteve sociale njoftoi se vitin e ardhshme do e lansojë albumin e radhës.
Ndërkohë, krahas bashkëpunimit të tij së fundmi me ish-bashkëshorten Loredana Zefi, reperi ka treguar se në këtë album do vijë i vetëm.
“2022 album solo do të jetë, mezi po pres të ndaj me ju”, shkruan Mozzik në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, “No Rich Parents”, është albumi me Loredanën të cilët ende nuk e kanë publikuar plotësisht vetëm disa nga projektet muzikore të cilat mund t’i dëgjoni edhe në YouTube.