Duakgjin Lipa dhe kryeministri i Kosovës kanë zhvilluar një takim së fundi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim Dukagjin Lipën, babanë e këngëtares Dua Lipa e cila tashmë njihet ndërkombëtarisht.
Dukagjin Lipa është mjaft aktiv në rrjete sociale prej ku edhe ndan foto dhe video familjare apo nga arritjet e ndryshme të Dua Lipas.
Së fundi babai i këngëtares ka postuar fotografi me kryeministrin e vendit, duke bërë të ditur se takimi shkoi aq mirë sa që ai nuk dëshironte ta përfundonte atë.
Dukagjin Lipa falënderoi Albinin për mikpritjen e mrekullueshme dhe mbështetjen e madhe por pa zbuluar detaje më shumë se për çfarë biseduan dyshja në takimin e mbajtur.