Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, krahas muzikës është mjaft e përfshirë edhe në çështje të tjera.
Ajo ditën e sotme (e hënë) ka reaguar në rrjete sociale pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të zbatuar reciprocitetin në çështjen e tabelave.
Artistja ka postuar një fotografi të Kurtit të realizuar në seancën e sotme të Kuvendit duke shprehur mbështetjen e saj të plotë për vendimin.
“Yes sir”, kanë qenë fjalët e 32-vjeçares.