Pas situatës me pandeminë COVID-19 duket sikur bota tashmë po i rikthehet normalitetit.
Edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po përgatitet për fillimin e turneut botëror.
26-vjeçarja në vitin 2020 ishte e detyruar të anuloi koncertet pikërisht për shkak të koronavirusit, ndërsa tashmë ajo ka konfirmuar datat e reja të turneut.
Pasi njoftoi për koncertet në Amerikë, Dua tashmë ka zbuluar datat e koncerteve në Australi dhe Zelandën e Re.
“Po ndodh Australi dhe Zelandë e Re. Po e sjell turneun “Future Nostalgia” në nëntor 2022. Jam shumë e entuziazmuar që të ju shoh juve. Biletat në shitje të enjten në orën 14:00 sipas kohës lokale”, ka njoftuar Dua.
Në anën tjetër, artistja e famshme së fundi performoi në festivalin “iHeart Radio”, në Las Vegas.
Ndërkohë, përveç muzikës, Duan do ta shohim edhe si aktore, pasi ka filluar xhirimet e filmit të saj të parë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/21/auto_dualipa_242213788_227427349348477_4860689878127281585_n1632206866.jpg)