Almeda ka bërë një postim prekës për gjyshin e saj të ndjerë.
Modelja shqiptare para 5 ditësh ka humbur gjyshin e saj ku sot i ka bërë një dedikim rrëqethës.
Lajmin për vdekjen e tij e kishte bërë modelja përmes rrjeteve sociale.
““Ah o gjysh. Prehu në paqe gjyshi im”, kishte shkruar Almeda.
Së fundmi duke sjellë dy foto me gjyshin e saj ajo shkruan “Kujt do t’i dergoj foto te Alines dhe Efehan cdo mengjes une tani o Gjysh”.
Ndryshe, Almeda është e martuar me aktorin turk Tolgahan Sayisman ku së bashku kanë dy fëmijë një djalë dhe një vajzë.