Artistja e njohur lansoi projektin e ri muzikor i cili u prit shumë mirë nga fansat e saj.
“Addiction”, mban titullin projekti muzikor të cilin e publikoi me videoklip.
Ndërkohë, këngëtarja ka treguar përmes një storie në Instagram se për pak kohë nga publikimi i këngës numëron 1 milion shikime në YouTube.
Përmes një storie të postuar në Instagram, Rina tregoi se është e emocionuar për suksesin kaq të shpejtë të këngës.
Ndryshe, “Addiction”, u publikua me 16 shtator në platforma sociale.