Britney Spears ka kërkuar zyrtarisht që kujdestaria e saj 13-vjeçare të përfundojë këtë vjeshtë. Ekipi i yllit të pop-it paraqitën dokumentet në gjykatë duke kërkuar që kujdestaria të përfundojë menjëherë.
Sipas dokumenteve, ekipi i zonjës Spears dëshiron që kujdestaria të përfundojë “plotësisht dhe në mënyrë të pashmangshme”, duke thënë se “nuk i shërben më një qëllimi legjitim”.
Spears gjithashtu po kërkon që babai i saj të hiqet si kujdestar menjëherë. Avokati i saj dëshiron që Jamie të largohet tani, duke pretenduar se ai ka fituar padrejtësisht miliona nga vajza e tij.
Ai gjithashtu kërkon që të emërohet një kujdestar i përkohshëm për pasurinë e këngëtares ndërsa ata po punojnë për t’i dhënë fund kujdestarisë përgjithmonë.