Ish-zv.kryeministrii Shqipërisë, Erion Braçe, ka qenë një ditë më parë i ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Ndryshe”, ku ka zbuluar ftesën që ka marrë nga moderatorja e njohur, Arbana Osmani.
Ju kishte shkuar ndonjëherë mendja që Erion Braçen ta shikonit në një reality show?
Arbana Osmani duket se ka pasur dëshirë që ta kishte zëvendëskryeministrin pjesë e “Big Brother Vip”.
Sigurisht jo si konkurrent, por si opinionit.
Politikani ka zbuluar gjatë intervistës se ka patur një komunikim me moderatoren e dashur për publikun.
“Nëse do të ftonin të ishe pjesëmarrës në “Big Brother Vip” do të pranoje?”, e pyet Adi.
“Jo, jo, madje më vjen për të qeshur, pasi kam patur një komunikim me Arbanën dhe më ftoi të isha opinionist”, u përgjigj Braçe, i cili kishte refuzuar ftesën.
“Ky po që është lajm i ditës”, tha Adi.
Ndërkohë kujtojmë se ende nuk dihet asgjë për opinionistin, por konkurrentët VIP-a po zbulohen pak e nga pak. Arbana Osmani ka treguar më herët se “Big Brother Vip” do të jetë në ekranin e Top Channel dy herë në javë, të martën dhe të premten.