Sara Hoxha, njëra ndër emrat më të lakuar të show bizit shqiptar ku së fundmi ka habitur me fotot e fundit.
Ajo ka zgjedhur një ambient mjaft interesant për t’i realizuar këto foto, por ajo që ka rënë më së shumti në sy është se ajo iu është kthyer peshës së saj ideale.
Në fotot e fundit ajo po duket shumë bukur ku ka të zbuluar edhe barkun e kjo ia ka vënë në pah më së miri linjat e saj trupore.
Kujtojmë se para disa muajve Sara është bërë nënë për herë të parë të një vajze me emrin Poem Blue dhe si duket kjo nuk e ka penguar që pas një kohe të shkurtër të kthehet në peshën që kishte dikur, shumë elegante dhe ashtu siç di vetëm Sara.