Dafina Zeqiri prej kohësh ka paralajmëruar albumin e ti muzikor “Dafinë Moj”.
Albumi i ri i këngëtares së njohur dhe shumë të suksesshme mund të para porositet në GjirafaMall, ndërsa porosit e para janë nënshkruar nga vet Dafina si dhuratë për fansat.
Së fundi, përmes një postimi në Instagram, Dafina ka njoftuar fansat se albumi do të publikohet me 1 tetor në të gjitha platformat.
“1 tetor”, ka shkruar Dafina sipër një video ku shihet një dorë që mban CD-në e albumit.
Kujtojmë që të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij albumi do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit të Kosovës.
Ndërkohë, tashmë janë lansuar disa këngë që do të jenë pjesë e “Dafinë Moj”. Ditë më parë u publikua kënga “Karma”, që u mirëprit nga fansat e artistes.
E veçanta e këtij albumi është që Dafina do të sjellë një këngë në bashkëpunim me nënën e saj, Melihatën.