Pas deklaratave të Kozakut, i cili e tregoi rrëmbimin e tij me detaje duke thënë se u mor peng nga 20 persona, ka reaguar së fundmi vëllai i Fabio Dushkut, Danieli, i riu, i cili u shpall edhe në kërkim lidhur me ngjarjen.
Ai ka hedhur poshtë deklaratat e Kozakut dhe ka thënë se kanë qenë vetëm katër persona. Danieli rrëfen se e kanë future me forcë në makinë dhe e kanë goditur.
Më pas Kozaku ka kërkuar falje dhe ata e kanë lënë të lirë.
Më tej Dushku shton se Kozaku di ku ta gjejë për çdo çështje të pasqaruar.