Adonisi dhe Teuta janë një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë.
Ishte menduar se dashuria e tyre kishte lindur në fitness, por dje aktorja ka treguar se ata janë njohur në një sallon bukurie, aty ku filluan shkëndijat e para.
Çifti që nga viti 2015 janë duke shijuar romancën e tyre të dashurisë, ku janë martuar e kanë edhe një vajzë nga martesa e tyre.
Ndërkohë ata shpesh marrin vëmendje me postimet e tyre në rrjetet sociale, ku së fundmi Adonisi ka treguar se përdor të brendshmet e Teutës si maskë mbrojtëse.
“Kur më mbarojnë maskat, mos më vëni faj, virusi është për tu fajësuar”, shkroi ai për të sqaruar foton.