KJ Apa, ylli i serisë “Riverdale” është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe gruaja e tij, Clara Berry janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë emëruar Sasha Vai Keneti Apa.
Ata u bënë prindër për herë të parë më 23 shtator, shkruan People.
Këtë e bëri të ditur Berry me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ku ka publikuar fotografi me duart e foshnjës.
“Ai është perfekt. Jam më e lumtura që i kam dy burra në jetën time, po e mbush zemrën time me këtë dashuri gjigante”, ka thënë Berry.