Dafina Zeqiri zbuloi mbrëmjen e djeshme se albumi i saj i shumëpritur “Dafinë moj” do publikohet më 1 tetor.
Disa prej këngëve, ajo i ka publikuar me videoklip gjatë verës teksa shumë të tjera dëgjuesit po i presin me padurim.
Mirëpo, e papritura ka ndodhur dhe dikush ka publikuar pa lejen e saj gjithë këngët e albumit në YouTube.
Sigurisht nuk ka munguar reagimi i këngëtares të cilës ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak. Përmes një statusi në rrjetet sociale ajo u ka bërë një lutje ndjekësve të mos e mbështesi atë që po e keqpërdor albumin e saj, duke kujtuar edhe qëllimin humanist të shitjes së albumit.
Kujtojmë se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e ‘Dafinë Moj’, do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në disa qytete të Kosovës.