Të premten Edi dhe Bashkimi u përballën me situatë mjaft të tensionuar.
Dy djemtë për pak sa nuk u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin.
E gjitha kjo ka nisur nga komenti i Bashkimit për takimin mes Argjendit dhe Mikelës.
Bashkimi u shpreh se nuk e besonte aspak takimin mes tyre dhe kjo ka shtyrë Edin të reagojë duke përdorur fjalët “minok”.
Ndërkohë sot dy djemtë janë përballur me njëri-tjetrin duke sqaruar tutje situatën.
Është Edi ai i cili i kërkon falje bashkimit për situatën e së premtes, ndër të tjera ai ka kërkuar falje publike edhe nga çunat dhe gocat e emisionit, po ashtu edhe familjes së Bashkimit.