NEW YORK CITY : "Samba Griega" është aranzhimi i Spiros Exaras për këngën greke "Samba apo Spiti" të shkruar nga Lina Nikolakopoulou (tekst) dhe Daphne Alexandri (muzikë), dhe përkthyer në spanjisht nga Laura Diaz. E disponueshme tani në të gjitha platformat dixhitale, ky është lëshimi i parë i vetëm i Aggeliki, dhe përmban disa nga më të mirat e Nju Jorkut, ka treguar në statusin e tij aranzhuesi Spriros Exaras, duke thënë: “I am a co-producer of the video as well “
Dhe, ja ku është, Aggeliki e parezistueshme që sjell atë atmosferë të zjarrtë samba në “Big Apple” New York City, me një video të re, Directed Ilir Rizaj me Adriatik Berdaku si kinematograf, mbas muajve të tërë, është e disponueshme në të gjitha platformat dixhitale, thonë producentët e video-clipit "Samba Griega", Dizajni i posterit është bërë nga Albian Gagica.
“Përjetë mirënjohës Spiros Exaras, producentit të muzikës dhe mjeshtrit kitaristit, Adriatik Berdaku, kinematografes par excellence, Alida Jolie, për ndihmën e saj të paçmuar dhe të vetmess Aggeliki -t” shkruajti në statusin e tij, në Facebook, realizuesi video-clipit “Anggeliki”, artisti shqiptaro amerikan Ilir Rizaj.
Ai në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, tregon se si arrti deri në këtë realizim :
“Së fundi ... pas shumë sfidash (kurrë nuk binte shi aq shumë në NY si kjo verë), bashkëpunimi im me fantastikun Adriatik Bërdaku, dhe muzikantin e klasit botëror Spiros Exaras, doli dhe videoklipi "Samba Griega", që është gati të dalë në valët e transmetimit.”
Në ndërkohë që për Aggeliki-n, Rizaj, thotë se ajo “është këngëtarja më tërheqëse, e zjarrtë, joshëse që është takuar ndonjëherë,” ose që sipas tij “të keni parë me sytë dhe dëgjuar veshët tuaj”.
Video-klipi sipas tyre tashmë është hedhur në kanalin Youtube, që nga e hënë (27/9), shpjegon Rizaj, duke drejtuar edhe një Falënderim të veçanta për Anable Basin Sailing Bar & Grill, dhe Hotel Gjirafa,.
"Samba Griega" në të gjitha platformat dixhitale