Artistët e njohur, Havana dhe Kanita, kanë prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.
“Serenata Mexicana” mban titullibn projekti i dyshes, të cilin e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Këngëtarja shqiptare vjen me një paraqitje atraktive skenike ndërsa ka marrë vëmendje me dukjen e veçantë.
Teksti është shkruar nga Alexandra Tirtirau dhe Raul Eregep, ndërkohë që për muzikën u përkujdes Seniuc Sorin Adrian dhe Chirinciuc Ion.
Tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube në kanalin e ‘Cat Music’.
Kanita Suma ka bërë rikthimin në skenë pas disa muajsh dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.
Ajo këtë verë ka qenë më pasive në muzikë duke u fokusuar më shumë në jetën personale.