Jemi mësuar që vëllezërit Veshaj ti shohim se bashku, por mesa duket ka ardhur momenti që t’i shohim të ndarë.
U përfol se Donaldi dhe Romeo do të bëheshin pjesë e Big Brother VIP, por në fakt jo.
Burimet kanë zbuluar se Romeo do të bëhet pjesë e trupës së humorit të Portokallisë në Top Channel, madje ka filluar edhe përgatitjet.
Në anën tjetër thuhet se Donaldi do të jetë pjesë e Big Brother VIP, që nis me datën 5 tetor në Top Channel.
E pra janë ndare në spektakle të ndryshme, por janë serish pjesë e të njëjtit televizion. Epo hajde urime çuna!