Reperi MC Kresha është pa dyshim një nga zërat më në zë të muzikës hip-hop në vend.
Ai e ruan me fanatizëm jetën private, duke dashur të ndajë me publikun vetëm jetën profesionale të tij.
MC Kresha prej afro dy vitesh është i martuar me bukuroshen Erzina Shehu, me të cilën së bashku kanë edhe një vajzë.
Është raportuar se çifti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Mësohet se partnerja e reperit është disa muajshe shtatzënë dhe se çifti e mbajnë këtë fakt në privatësi të plotë.
Erzina, e cila ka jetuar një kohë të gjatë në Kanadë, viteve të fundit është zhvendosur në Kosovë për të jetuar bashkë me reperin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/02/auto_auto_75265151_126314565500552_1826940260864594990_n16331698641633194244.jpg)