A ishte Aleksi në dasmën e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut?

Mediale Vip

A ishte Aleksi në dasmën e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut?

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 08:28
Mark Frroku, Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, ndërsa pamjet nga ceremonia bënë xhiron e rrjetit.

Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit dhe festuan në praninë e miqve e familjarëve.

Mirëpo, në rrjet qarkulloi vetëm një pyetje: A ishte i pranishëm në dasmë ish-partneri i Rudinës, Aleksandër Varfaj?

Duke qenë se ata kishin ruajtur marrëdhënie të mira që prej ndarjes dhe i komentonin shpesh njëri-tjetrit, njerëzit prisnin që Aleksi të ishte prezent në dasmën e Rudinës.

Mirëpo, ai nuk u pa gjëkundi gjatë mbrëmjes dhe nga kërkimet, vumë re se as nuk ndiqen më në Instagram.

Pra, marrëdhënia e tyre është ndërprerë këtu, ndërkohë që kujtojmë se muajin që lamë pas, Aleksi bëri publike lidhjen e tij të re.

E pyetur nëse do ta ftonte ish-partnerin në dasmë, Rudina u përgjigj:

“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera. Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat