“Bombë” në familjen mbretërore? Libri i Princit Harry mund të zbulojë emrin e anëtarit racist

Mediale Vip

“Bombë” në familjen mbretërore? Libri i Princit Harry mund të zbulojë emrin e anëtarit racist

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 18:10
Meghan Markle

Familja Mbretërore po përgatitet për një tjetër sulm nga Princi Harry, i cili personalisht po hulumton jetën e nënës së tij, që pritet të botohet në një libër së shpejti. Ekspertët mbretërorë besojnë se Harry është në presion ekstrem për të identifikuar anëtarin e familjes që ai pretendon se ka bërë komente raciste në lidhje me ngjyrën e lëkurës së djalit të djalit, Archie.

Në pritje të publikimit të librit të parë të Princit Harry, në Familjen Mbretërore kanë nisur të shqetësohen. Burime brenda pallatit mbretëror mendonjnë se ai  do të identifikojë në libër anëtarin e familjes për të cilin pretendon se ka bërë komente raciste, në lidhje me ngjyrën e lëkurës të djalit Archie. Ekzistojnë shqetësime se kwrkimet në jetën e Dianës dhe divorci do t’i përshkruajë Princin Charles dhe Camilla, si më të këqinj, në librin e tij.

“Ai po rrëfen jetën e nënës së tij kështu që do të flasë për martesën e prindërve të tij dhe ndarjen. Kjo mund të jetë tepër e dëmshme për babanë e tij, mbretin e ardhshëm dhe Camilla-n. Gjëja e fundit që ata ose vendi kanë nevojë është një tjetër zemërim bazuar në ato që unë besoj se janë akuza të rreme”, tha eksperti mbretëror Penny Junor.

Në Mars, Princ Harry në intervistën për Oprah Winfrey deklaroi se ai kurrë nuk do ta zbulojë kurrë racistin e supozuar mbretëror. Por “The Sun” shkruan se Princi dhe Meghan janë nën presion për ta publikuar atë. Harry mw herwt ka treguar se u largua nga familja mbretërore së bashku me Meghan dhe Archie drejt SHBA, në mënyrë që historia të mos përsëritet, duke iu referuar vdekjes së nënës së tij.  

Princi Harry ka arritur një marrëveshje për 15 libra me “Penguin Random House”, por vetëm një mendohet të përfshijë kujtimet e tij. Pallati Buckingham nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë koment për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat