Bora Zemani mohoi publikisht lidhjen me të, por Atdheu shprehet hapur se e dashuron

Mediale Vip

Bora Zemani mohoi publikisht lidhjen me të, por Atdheu shprehet hapur se e dashuron

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 09:20
Bora Zemani, Atdheu

Bora vazhdimisht e mohon me statuse në rrjete sociale apo në intervista se nuk ka asgjë mes saj dhe Atdheut, por ndryshe vepron ky i fundit. Ish- konkurrenti i “Për’Puthen” ka publikuar një video në Instastory ku ka shkruar: “Ku je oj nuse?”. Kaq është dashur dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur të shkruajnë për Borën.

"Nusja perfekte për ty është vetëm (ka fshirë emrin) shkoni shumë si çift", i shkruan një ndjekës Atdheut dhe ai e pranon haptazi që është Bora vajza që dashuron.

"Eh jetë e padrejtë", ia kthen Atdheu dhe ndonëse ndjekësi ka fshirë emrin, me story-n e radhës përshkrimi i vajzës duket i njohur.

"Presim një dasëm të bukur me një nuse shqiptare me flok të zeza simpatike e artikuluar e gjatë e hollë do shkonit shum po shum ca do mo ti nga jeta", vazhdojnë mesazhet.

"Qenke rob Zoti ti moj", përgjigjet Atdheu.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat