Mbeti pa frymë në mes të skenës/ Orlando Bloom shkon t’i zbërthejë fustanin të fejuarës

Mediale Vip

Mbeti pa frymë në mes të skenës/ Orlando Bloom shkon t’i zbërthejë fustanin të fejuarës

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 17:01
Kety Perry

Katy Perry mbeti pa frymë në mes të skenës prej fustanit të mbërthyer shumë fort.

Në atë moment aktori Orlando Bloom, nxitoi në skenë për të zbërthyer fustanin e këngëtares.

Një video nga një person i pranishëm kapi momentin kur krijuesja e hitit “I Kissed a Girl” thirri Orlandon.

Me flokët në stil topuz të vogël, ylli i muzikës kishte veshur një fustan mahnitës, i cili kishte një brez më të ngushtë poshtë belit.

Ylli i “Lord Of The Rings” duhej të tërhiqte zinxhirin deri në fund për ta ndihmuar partneren. Turma ndërkohë brohoriste ndërsa Orlando më në fund e zbërtheu fustanin në shpinën e saj.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat