Big Brother VIP do nisë transmetimin sot në mbrëmje. Duke qenë se reality show ka qenë shumë i diskutuar së fundmi, të shumtë kanë qenë edhe emrat e VIP-ave që janë spekuluar se do të jenë banorët e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.
Por vetëm pak minuta më parë është konfirmuar zyrtarisht banorja e parë dhe bëhet fjalë për aktoren Arjola Demiri.
Po ashtu është bërë e ditur se sot do të hyjnë 14 VIP-a në shtëpi. Ndërsa opinionistët e Big Brother VIP do të jenë Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari.