Fifi tashmë është konkurrentja më e përfolur e Big Brother.
“BBV” ka filluar natën e mbrëmshme, ku u prezantuan 12 personazhet e të famshmëve të cilët po bëjnë pjesë këtë edicion.
Ndër ta është edhe këngëtarja nga Kosova Filloreta Raçi e njohur si Fifi për publikun, e cila pëlqehet nga publiku i gjerë shqiptar.
Pasi të gjithë konkurrentët sot u zgjuan nga gjumi i natës së parë në shtëpinë luksoze, ata filluan t’i ndajnë punët e shtëpisë dhe si duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Fifit.
Ajo shtroi disa pyetje në lidhje me këtë të cilat nuk u pritën aq mirë nga aktorja Monika Lubonja e cila me gjeste të eksagjëruara i shpjegonte këngëtares detyrat e secilit.