Rita Berisha, vajza e kandidatit të Lëvizjes për Bashkim që po pretendon ta fitojë postin e të parit të Obliqit, Ajet Berisha është një nga konkurrentet më të forta, kur vjen puna te vajzat joshëse të politikanëve.
Bukuroshja brune e cila duket të bëjë jetë goxha luksoze, ndiqet nga më shumë se 10-mijë njerëz në rrjetin social “Instagram” ndonëse ka të publikuara vetëm 82 poste gjithsej.
Berisha duket t’i ketë goxha në qejf pushimet verore aty ku mund t’i shfaqë linjat e bujshme trupore edhe pse s’është që ia lë keq t’i nxjerrë në pah darkat e vizitat në dyqanet më me emër të modës.
Por vajza e Berishës nuk është beqare. Me një hulumtim të vogël në rrjetet sociale mund të gjeni se ajo për vite është në lidhje me një 25-vjeçar nga Obiliqi.
Madje që të dy kanë nxjerrë foto nga i njëjti vend ku kanë darkuar.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/06/auto_110208049_300502441380931_4019744999363792423_n1633539662.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/06/auto_69336980_180971716252485_3989490744144845413_n1633539663.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/06/auto_208935154_1394612447584244_2836571441782553668_n1633539666.jpg)