Dy banoret e ‘Big Brother VIP’, këngëtaret e njohura Semi Jaupaj dhe Fifi kanë shpërthyer në lot gjatë një bisede për familjet e tyre.
Edhe pse kanë vetëm pak ditë larg tyre, ato janë përlotur teksa kanë treguar se i ka marrë malli që tani.
“Kam ndenjur shumë me ta. Sidomos këtë vit. Që kur lindi motra jemi afruar shumë më shumë”, tha Fifi.
Ndërsa Semi rrëfeu se familjarët e saj janë në Kanada.
“Mbesën 3-vjeçare nuk e kam parë kurrë, veç në kamer”, u shpreh ajo.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.