Jake Gyllenhaal ka zbuluar se Jennifer Aniston përdori ‘teknikën e jastëkut’ gjatë skenave të tyre intime në filmin The Good Girl.
Aktori pranoi se skenat intime me me Jennifer, ishin "torturë", pasi ai kishte një pëlqim të madh për yllin e Friends.
Ai tha: ‘Oh po, ishte torturë. Po, ishte. Por gjithashtu nuk ishte as torturë, dua të them, ishtë një përzierje e të dyjave.
Jake duke qeshur shpjegoi: ‘Çuditërisht, skenat intime janë të vështira sepse ka ndoshta 50 njerëz që po të shikojnë në ato momente. Shumicën e kohës, është çuditërisht mekanike, apo jo?
Sidoqoftë, Jennifer parandaloi çdo incident të vështirë duke përdorur "teknikën e jastëkut".
Jake tha: ‘Më kujtohet një jastëk. Po, u përdor teknika e jastëkut. Kjo ishte thjesht parandaluese, dhe u përdor…”
Në The Good Girl, Jennifer luajti rolin e një punonjëseje për trajtimin e depresionit, e cila fillon një lidhje me një koleg (Gyllenhaal) pas shpinës së burrit të saj.
Jake, në 2016-ën, i dashuruar me Jennifer, ka thënë për People: ‘Ajo është e ashpër. Kaq e vështirë ta komplimentosh. Kam pasur një dashuri për të për vite me rradhë. Dhe të punosh me të nuk ishte e lehtë.'
Megjithatë ai ka vazhduar jetën normalisht, dhe tani është në një lidhje me modelen franceze Jeanne Cadieu, 25 vjeç.
Ndërkohë, Jennifer - e cila ishte martuar më parë me Brad Pitt dhe Justin Theroux - kohët e fundit tha se dëshiron të krijojë një marrëdhënie më dikë jashtë industrisë së filimit, me në njeri të zakonshëm.