Iva Mera moderatorja e njohur erdhi sot në një rrëfim midis mëmësisë sipërmarrjes dhe televizionit.
Iva u shpreh se ka gjetur një ekuilibër midis të gjithave por nuk është e lehtë.
"Jam munduar të gjej një balancë më besoni nuk është e lehtë, uroj t’ja kem dalë"- tha ajo.
35-vjeçarja nënë e dy fëmijëve tha se televizionin nuk do ta lërë, ndërsa shton se ka krijuar një format të ku promovon të rinjtë.
" Nuk e lë ekranin por nuk do jem përditë. Kam krijuar një format timin ku promovoj të rinjtë", u shpreh ajo.
Ndërsa u emocionua nga e ëma e cila kurrë më parë nuk kishte bërë asgjë publike.