Plot të papritura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Fifi është sëmurur nga disa probleme të vogla me stomakun.
Të gjithë banorët e Big Brother Albania Vip i erdhën në ndihmë, veçanërisht aktorja Arjola Demiri që ishte në çdo moment afër saj.
Kjo situatë u perjetua shumë keq nga Fifi e cila shpërtheu në lot. “Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka dhe misri me kripë nuk më bëri mirë”- tha Fifi.
“Nuk ke temperaturaë. Je shumë mirë kështu mos u shqetëso”- iu përgjigj Arjola Demiri. Ndërkohë Paloma hodhi idenë që në turnin e Fifit për plotësimin e sfidës me bluarjen e kafesë të gjithë banorët të punonin nga pak.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.