Sot pesë vite më parë Elia Zaharia dhe Princ Leka kurorëzuan dashurinë e tyre nëpërmjet një ceremonia madhështore me të ftuar nga të gjitha familjet mbretërore në botë.
Elia ka kujtura ngjarjen e bukur përmes disa postimesh ku ka falenderuar bashkëshortin e saj për përkujdesjen dhe dashurinë e pakursyer që nga dita e njohjes.
“Sot pesë vite më parë…Koha ka fluturuar me ty Princ Leka. Faleminderit miq që e bëtë dasmën tonë të paharrueshme më të bukur se ç’mund ta kishim ëndërruar. Faleminderit Zot që na bekove me dashuri të pakrahasueshme”; ka shkruar aktorja Zaharia përbri disa fotove nga dita e dasmës.