Prova e dytë javore ka nisur për banorët e ‘’BBV’’ teksa ata janë ndarë në çifte dhe duhet tju përgjigjen pyetjeve të përzgjedhura rastësisht.
Dyshja e rradhës që i nënshtrohet provës është Sheila dhe Kledi.
‘’Cila është humbja më e madhe njerëzore jotja’’,- e pyeti Kledi Sheilën.
Kjo pyetje e përloti këngëtaren teksa tregonte për humbjen e njerëzve të saj më të dashur si gjyshi i saj, gjyshja dhe halla.
‘’Hallën e doja shumë, prekem sepse vdiq e vetme. E kam dëgjuar vetëm nga celulari’’,- tha Sheila mes lotësh.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.