Aktori i mirënjohur i humorit Shqiptar, Sejfulla Myftari ka ndarë historitë që kanë shënjuar karrierën e tij artistike.
Ndër të tjera foli edhe për një dhuratë që i kishte dërguar kryeministri Edi Rama, por që ai e kishte keqkuptuar në momentin e parë kur e pa.
Ester Bylyku: Cila është dhurata më e bukur dhe më e shtrenjtë që të kanë bërë
Sejfulla Mytari (Cekja): Më dërgoi njëherë Kryeministri një dhuratë, ishte në një kuti të bukur. U gëzova unë, oooo thash, më ka sjellë lekë.
Ester Bylyku: Mos më thuaj që të kishte sjellë një shishe verë. (qesh)
Sejfulla Mytari (Cekja): Po, atë më kishte sjellë. Po kur e pashë kutinë në fillim, e bukur e madhe, u gëzova shumë (qesh). Megjithatë e vlerësoj dhuratën, për mua rëndësi ka gjesti dhe ishte shumë e bukur.