Prova javore e vendosur nga ‘’Big Brother’’ ishte që banorët të tregonin për publikun aspekte tepër personale të jetës së tyre private.
Pas Arjolës e cila ndau detaje nga divorci me ish-bashkëshortin, ishte radha e Ilirit që të rrëfente për ‘’çmendurinë e tij më të madhe’’.
Ai pranoi se disa vite më parë ka tradhëtuar bashkëshorten e tij, vendim i cili e vuri në rrezik dhe mund të humbiste gjërat më të rëndësishme të jetës.
‘’Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë’, tha ai.
Ai u shpreh mirënjohës për bashkëshorten e tij e cila pati ‘’inteligjencën dhe besimin’’ për t’ia falur këtë veprim. Ai poashtu pranoi se ajo u kujdes që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka ndodhte në raportin e tyre në çift.
‘’Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, u shpreh ai.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.