Moderatores Dojna Mema i është besuar formati “Fun Club” i “Big Brother VIP”. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Big Brother VIP’, ku i dorëzoi një zarf Tea Trifonit.
Në zarf ndodhej një ftesë nga ‘Big Brother VIP’ për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Big Brother Albania VIP ka kënaqësinë t’ju ftojë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ju mund të jeni banorja më e re prej datës 12 Tetor, për t’ju bashkuar personazheve të tjerë VIP që tashmë ndodhen në shtëpi”, shkruhej në ftesë.
Tea u emocionua dhe tha se duhet ta mendojë, pasi sapo ka filluar një punë.
Mirëpo, teksa vajzat filluan t’i thonin të mos largohej, Dojna zbuloi se ishte e gjitha një rreng.