Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli janë një familje që tregojnë gjithmonë se kalojnë shumë mirë jetën e tyre.
Dyshja kanë treguar se kanë raporte shumë të mira edhe me prindërit e njëri – tjetrit.
Moderatorja së fundi e ka dëshmuar sa shumë e don vjehrrën e saj duke mos e anashkaluar nënën.
Ajo ka postuar një fotografi ku në njërin krahë e ka nënën, Arta Rudi dhe tjetrin krahë vjehrrën, nënë e Gjikos, Lirije Gjikolli.
Në sy ra shkrimi që ka bërë në këtë imazh ku ka shprehur dashurinë e njëjtë tyë dyave.
“Njëherë e bekuar me nënën time, dy herë e bekuar me vjehrrën time”, kishte shkruar ajo.