Reperi shqiptar ka filluar të punojë për projektin e ri muzikor.
S4MM është një ndër reperët e preferuar të publikut shqiptar anembanë.
Reperi, së fundi ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet në studio muzikore, kështu duke treguar se po punon për projektin e ri muzikor.

Ai nuk ka preferuar të japë detaje rreth projektit në të cilin është duke punuar, por fansat e tij presin me padurim diçka të re prej tij pasi ai kishte paralajmëruar një album për këtë vit.