Dizajneri i firmës së njohur luksoze Balmain, Olivier Roustening ndau një foto të tijën, të një viti më parë kur një zjarr në shtëpinë e tij i dëmtoi tërësisht fizikun.
Drejtori kreativ i shtëpisë franceze të modës ishte i mbuluar me fasho në të gjithë pjesën e sipërme të trupit, në kokë si dhe fytyra e tij shihet thuajse e shpërfytyruar.
Në një përshkrim të gjatë ku thotë se fotoja është e një viti më parë, Olivier thotë se më në fund ndihet gati për t’u rrëfyer.
“Pikërisht një vit më parë, oxhaku i shtëpisë sime shpërtheu. Mëngjesin tjetër u zgjova në spitalin “Saint Louis” në Paris. Stafi i talentuar i spitalit të famshëm, i cili po përballej me një numër të lartë rastesh me COVID, u kujdes për mua. Nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm”.