Gjatë një momenti në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP, Fifi, Graniti dhe Semi kanë folur për lëndët narkotike.
Treshja teksa po pinin cigare, po flisnin për hashashin, derisa kanë treguar se e kanë provuar.
“Unë e kam provuar dy herë, por nuk është për mua, pasi më vë në gjumë”, tha fillimisht Fifi.
Po njësoj u shpreh edhe Graniti, i cili tha se hashashi është për ata që duan të flenë.
Derisa, këngëtarja nga Shqipëria, Semi Jaupaj u shpreh se hashashi është gallatë.
Ndryshe, Fifi dhe Graniti kohëve të fundit janë shfaqur tejet të afërt me njëri-tjetrin, derisa e kanë shprehur edhe pëlqimin që kanë.
Madje Graniti mbrëmë tërhoqi deklaratën e një javë më parë ku tha se Fifin e sheh si motër ose shoqe.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.