Paraqitja e parë e Fjolla Morinës pas lirimit nga burgu, voton këngëtarja

Mediale Vip

Paraqitja e parë e Fjolla Morinës pas lirimit nga burgu, voton këngëtarja

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 15:28
Fjolla Morina

Këngëtarja, Fjolla Morina gjatë ditës së sotme ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në vendin tonë.

Fjolla ka votuar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë dhe ka qenë e shoqëruar me vajzën e saj.

Ajo në një prononcim për media tregoi se tani po kalon më shumë kohë më familjen e saj.

“Njerëzit e fortë gjithmonë kalojnë gjëra shumë të mdhaja në jetë, ata qe jon te fort i tejkalojnë”, tha ajo.

E pyetur nga gazetari, se a ka menduar t’i futet ndonjëherë politikës, këngëtarja u përgjigj kështu:

“Ka raste qe e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo. Obligimin tim e kryjta, dhe shpresoj që ka mu bo një shtet shumë i fortë se Shqipëria”, u përgjigj ajo duke qeshur.

Sa i përket jetës së saj private, këngëtarja në këtë moment nuk zgjodhi të fliste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat