Arditi ështe njëri nga banorët që ka nxitur shumë konflikt dhe debate brenda shtëpisë.
Së fundmi, banorët kanë ironizuar dhe komentuar pafund edhe marrëdhënien e tij me Beniadën, për të cilën këngëtari shpalli publikisht gadishmërinë për diçka më tepër sesa miqësi.
Ky veprim ështe akuzuar nga banorët si jo i vërtëtë që ka si qëllim rritjen e vëmendjes nga publiku.
Donaldi, me humorin e tij karakteristik, ka komentuar disa sjellje të Arditit, ndër të tjera edhe qëndrimim dhe fjetjen vetëm me të mbathura.
“Është i vogël dhe nuk di se çfarë ben. S’ka logjikë të flesh me të mbathura kur në krevat ke edhe Beniadën. Nuk mund të rrimë të gjithë siç kemi dëshirë”,- i tha Semi-Donaldit.
*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.