Kohëve të fundit Fifi dhe Graniti kanë treguar një afrimitet të madh gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania.
Dy ditë më parë ishte Graniti ai i cili i bëri një masazh këngëtares.
Por, duket se tani ka qenë radha e Fifit e cila mbrëmë vonë i ka bërë një të tillë futbollistit te krevati i tij, derisa i thotë se ia kanë mësuar plot njerëz se si të bëjnë masazh.
Fifi ditë më parë u shpreh hapur se ka një pëlqim të madh ndaj Granitit, derisa ky i fundit u shpreh se e pëlqen por që ende i duhet kohë.
E kjo deklaratë e tij nga pjesa më e madhe e banorëve po cilësohet si lojë.