Si rrallëherë Elisa Spiropali ka vendosur ta lërë disi mënjanë “kostumin” serioz që i kërkon detyra në politikë e të tregojë Elisën tjetër. Atë në përditshmërinë e saj, në momentet më të lumtura si nënë.
Në foton që ka ndarë me ndjekësit e saj, Elisa shihet duke përqafuar dy fëmijët e saj teksa të tre janë të shtrirë në bar.
Edhe pse mjaft aktive në politikë e debatet e saj, Spiropali është tejet e rezervuar kur vjen puna për jetën private. Edhe pse e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, vajzës Nalta dhe djalit Kren, ministrja e deputetja rrallë ndan ndonjë grimcë nga jeta që ka përtej politikës.

Si ky moment!