Banorët kanë mbi 10 ditë të izoluar dhe pa asnjë kontakt me familjarët, miqtë dhe gjithë njerëzit e dashur.
Malli për ta, dhe dyshimi nëse po i përballojnë siç duhet nevojat e përditshmërisë sa vjen dhe shtohet.
Mëngjesin e sotëm, Iliri i rrëfeu Sabianit se ndihet në faj përballë bashkëshortes së tij pasi i duhet të përballojë të gjithë përgjegjësinë familjare.
“Ndihem në faj! Ajo po punon, po kujdeset për vajzën ndërkoh unë rri gjithë ditën”,– tha ai.
Nga ana tjetër Sabiani e ngushëlloi duke i thënë se gjithçka po shkon mirë dhe se ata me siguri janë krenarë për eksperiencën në të cilën janë përfshirë.
*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.